 |
|
|
Lajm
Se shpejti Filmi Dokumentar Gjergj Kastrioti Skenderbeu
me shume >> |
|
Lajm
Vend punesim: Legends Coney Island
me shume >> |
|
Lajm
|
|
|
|
 |

Misioni i radio programit tonë është të informojë gjithë komunitetin
shqiptar që jeton në Michigan , për ngjarjet
më të rëndësishme që ndodhin në botë ,
e veçanarishtë në Atdhe , në SH B A dhe
në komunitetin shqiptar. Ky program ka si qëllim
, që përmes informacioneve të ndryshme , të marra
nga të gjitha territorret ku jetojnë shqiptarët
( si Shqipëri , Kosovë , Maqedoni , Mal të Zi
dhe Çamëri ) , përmes problemeve të mbrehta
politike e shoqërore që ai trajton , përmes
muzikës së zgjedhur , të mbaj të ndezur
në dhe të huaj ndjenjën e atdhedashurisë e
të krenarisë kombëtare , të ndikojë sadopak
në ruajtjen e gjuhës , traditës e vlerave tona
kombëtare si dhe të jetë në harmoni me
të gjitha kulturat etnike këtu në SH B A .
SPONSORËT E PROGRAMIT
Programi ynë sponsorizohet nga biznese e
biznesmenë shqiptar dhe amerikan që shërbejnë në komunitetin
shqiptar , si dhe nga aktivistë e dashamirës të radios.
Ë shtë pikërisht përkrahja , sponsorizimi , mbështetja
materiale dhe shpirtërore e dashamirësve të programit tonë ,
që bëjnë të mundur ekzistimin e këtij radio-programi
.
Nga ana tjeter , kjo radio , duke qënë mirënjohëse ndaj
ndihmës dhe përkrahjes që këta biznesmenë i bëjnë radios
sonë, ajo do tu shërbejë atyre për të reklamuar dhe
nxitur bizneset e tyre , përmes reklamave që ajo do të prezantojë.
Në këtë mënyrë ne do të shërbejmë si
një urë lidhëse midis bizneseve dhe klientëve tuaj.
Duke qënë tepër fleksibël kjo radio ju jep mundësinë ,
që ju të nderuar biznesmenë , të ofroni reklamat tuaja
ose të formuluara vetë sipas dëshirës suaj , ose ato mund
ti përgatitim ne vetë me stafin tonë.
Mirënjohje
dhe falenderime nga Petrit Musolli, pronar dhe drejtues
i Radio Alba, si dhe nga stafi realizues

|
|

klinaonline.com
DJTerenci.com
AlbDreams.com
RadioBota.com
studioalbania.com |